RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri, vetëm 20 të infektur, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

04/05/2022

Covid në Shqipëri, vetëm 20 të infektur, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informoi pak minuta më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 20 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Nga 642 testime, rastet pozitive janë në këto bashki:  15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë. Aktualisht janë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. 

Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (04 Maj 2022) 

Raste të reja ditore           20
Të shëruar në 24 orë        85
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 642

Testime totale               1,808,952
Raste pozitive                  275,211
Raste të shëruara            271,424
Raste Aktive                         291
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            199
Fier                  31
Vlorë               15
Shkodër           9
Elbasan            9
Korçë               8
Gjirokastër      7
Durrës              5
Kukës               3
Lezhë               3
Berat                2

/rtsh.al/