RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri, asnjë humbje jete, 43 persona të infektuar në 24 orët e fundit

20/07/2021

Covid në Shqipëri, asnjë humbje jete, 43 persona të infektuar në 24 orët e fundit

Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër. Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      43
Të shëruar në 24 orë     5
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3526

Testime totale             862,958

Raste pozitive             132,740
Raste të shëruara       130,086
Raste Aktive                        198
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89
Elbasan            21
Vlorë                17
Durrës              16
Fier                   15
Shkodër           13
Lezhë               13
Kukës                9
Korçë                4
Gjirokastër        1