RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 8 viktima, 659 të infektuar në 24 orët e fundit

20/10/2021

Covid në Shqipëri/ 8 viktima, 659 të infektuar në 24 orët e fundit

Tetë qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e COVID, një ulje e lehtë në numrin e viktimave, në krahasim me një ditë më parë, ku betejën me sëmundjen e humbën 12 persona. Nga ana tjetër, numri i rasteve të reja të infeksionit ka regjistruar rritje, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë, nga 616 një ditë më parë. 

Nuk mundën ta fitonin betejën me COVID gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç. Aktualisht janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        659

Të shëruar në 24 orë      543

Të shtruar në spitale       146

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                3934

Testime totale              1,269,535

Raste pozitive                179,463

Raste të shëruara            170,217

Raste Aktive                     6397

Humbje jete                      2,849

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3115

Durrës            742

Fier                 724

Shkodër         486

Elbasan          233

Berat              221

Gjirokastër      186

Lezhë             182

Korçë              172

Kukës             151

Vlorë               121

Dibër               64