RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 7 viktima dhe 451 të infektuar në 24 orët e fundit

20/09/2021

Covid në Shqipëri/ 7 viktima dhe 451 të infektuar në 24 orët e fundit

7 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra".

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë. 

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

"Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127".

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        451

Të shëruar në 24 orë      533

Të shtruar në spitale       242

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 4081

Testime totale              1,155,721

Raste pozitive               163,404

Raste të shëruara           148,117

Raste Aktive                   12,700

Humbje jete                     2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5410

Shkodër          1351

Fier                  1197

Durrës             1185

Vlorë               742

Lezhë              599

Elbasan           627

Berat               500

Kukës              307

Korçë              306

Gjirokastër      259

Dibër                217