RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 6 viktima, 1,549 të infektuar në 24 orët e fundit

27/01/2022

Covid në Shqipëri/ 6 viktima, 1,549 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informoi pak minuta më parë se, në 24 orët e fundit, në vendin tonë, janë regjistruar 1,549 raste të reja me koronavirus nga 5,662 testime të kryera. Kjo është dëshmi se numri i personave të infektuar me Covid, vijon të mbetet ende i lartë. Po gjatë këtyre 24 orëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Tirana, të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç dhe një qytetar nga Kruja 85 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 23,168 raste aktive me COVID ndërsa 1,794 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Prrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq. 

Statistika (27 Janar 2022) 

Raste të reja ditore         1549
Të shëruar në 24 orë      1794
Të shtruar në spitale       136
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 5662

Testime totale              1,648,753
Raste pozitive                 254,126
Raste të shëruara             227,629
Raste Aktive                      23,168
Humbje jete                         3,329 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë            10857
Fier                 1900
Shkodër         1858
Vlorë                1449
Elbasan          1423
Durrës             1257
Gjirokastër      1210
Korçë               930
Berat                 917
Lezhë                826
Kukës                 314
Dibër                  227