RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID në Shqipëri, 49 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

13/05/2022

COVID në Shqipëri, 49 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

49 persona janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa për të disatën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë humbje jete. Nga 871 testime të kryera, rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 21 në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Fier, 3 në Patos, Skrapar, 2 në Vlorë, Sarandë, Berat, 1 në Rroskovec, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Gramsh.

Në gjithë vendin janë 225 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 31 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Maj 2022)

Raste të reja ditore          49

Të shëruar në 24 orë       31

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 871

Testime totale               1,816,684

Raste pozitive                  275,534

Raste të shëruara             271,812

Raste Aktive                         225

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            121

Fier                  28

Vlorë               19

Shkodër          14

Elbasan           9

Lezhë               8

Berat                8

Gjirokastër      7

Durrës             5

Korçë               3

Kukës               3

/rtsh.al/