RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 4 viktima, 406 të infektuar në 24 orët e fundit

03/12/2021

Covid në Shqipëri/ 4 viktima, 406 të infektuar në 24 orët e fundit

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të Covid, ndërsa numri i të shtruarve ka zbritur në 136. Viktimat janë mes 65 dhe 85 vjeç. Ndërkohë, në këtë hark kohor, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2506 testime që ka kryer kanë rezultuar pozitivë 406 raste. Në total, numri i personave zyrtarisht aktivë me Covid janë 6551, ndërsa janë regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki: 185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.
Janë 6551 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:
Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 406
Të shëruar në 24 orë 484
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2506

Testime totale 1,400,658
Raste pozitive 201,045
Raste të shëruara 191,386
Raste Aktive 6,551
Humbje jete 3,108

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3318
Fier 645
Gjirokastër 534
Shkodër 461
Berat 351
Durrës 345
Elbasan 299
Vlorë 213
Lezhë 146
Korçë 129
Dibër 67
Kukës 43