RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid mori jetën e dy të rinjëve, flet zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

22/02/2021

Covid mori jetën e dy të rinjëve, flet zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur për dy rastet e rënda që tronditën vendin ditën e sotme, ku COVID i mori jetën një 18-vjeçari dhe një 32-vjeçare që kishte sjellë në jetë një fëmijë vetëm pak ditë më parë. Zonja Rakacolli tha se të dyja humbjet ishin të rënda dhe për mjekët, ku një nga doktoreshat e kishte marrë duke qarë në telefon.

"Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 18-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëna 32-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është COVID, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi", tha Rakacolli.