RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID drejt fundit, në 24 orë regjistrohen 40 infektime, asnjë viktimë! Vetëm 6 të shtruar në spital

14/05/2022

COVID drejt fundit, në 24 orë regjistrohen 40 infektime, asnjë viktimë! Vetëm 6 të shtruar në spital

COVID-19 në vendin tonë është drejt fundit ku për disa ditë me radhë nuk shënohet asnjë viktimë, shtrimet në spitale janë minimale dhe nuk paraqiten raste të rënda, ndërsa infektimet janë në numër shumë të ulët.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 40 raste të reja me COVID, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Nga 846 testime të kryera në 24 orët e fudnit, rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 23 në Tiranë, 3 në Lezhë,  2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

Në gjithë vendin janë 251 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Maj 2022)

Raste të reja ditore          40

Të shëruar në 24 orë       14

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 846

Testime totale               1,817,530

Raste pozitive                  275,574

Raste të shëruara             271,826

Raste Aktive                         251

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            136

Fier                  32

Vlorë               16

Shkodër          14

Elbasan           10

Lezhë               11

Berat                9

Gjirokastër      9

Durrës             5

Korçë               6

Kukës               3

/rtsh.al/