RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID/ BE pranon propozimin për certifikatën e vaksinimit

05/03/2021

COVID/ BE pranon propozimin për certifikatën e vaksinimit

Komisioni Evropian ka pranuar propozimin për “Certifikatën e Gjelbër Dixhitale”. Ajo pritet të prezantohet më 17 mars. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, tha se është rënë dakord mbi një qasje të përbashkët për të lehtësuar të drejtën e qytetarëve të BE për të lëvizur lirshëm. Ky propozim është vendosur të zbatohet në muajt e ardhshëm.

“Është rënë dakord të krijohet, në nivelin evropian, një certifikatë e standardizuar, ndërvepruese dhe e pranuar e vaksinimit, e cila do të vërtetojë statusin e mbajtësit të certifikatës në lidhje me COVID dhe në veçanti nëse ai është vaksinuar apo nëse ka testuar negativ”, tha Ursula von der Leyen.

Në mënyrë që të vendoset ky sistem ndërveprues, ajo tha se baza është besimi. Sa i përket çështjes së sigurisë, që është kërkuar nga secili shtet anëtar, në lidhje me vërtetësinë e informacionit në certifikatë, duhet të hartohet dhe të bëhet publike lista e autoriteteve botuese të certifikuara dhe regjistruara. Sipas von der Leyen, kjo do të përfundojë brenda tre muajve të ardhshëm.