RTSH 24 Live

Sociale

COVID/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 114 raste të reja infeksioni

20/09/2022

COVID/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 114 raste të reja infeksioni

114 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vend, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 114

Të shëruar në 24 orë 128

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 842

Testime totale 1,975,712

Raste pozitive 330,569

Raste të shëruara 326,129

Raste Aktive 851

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 430

Shkodër 101

Elbasan 75

Fier 54

Vlorë 54

Durrës 34

Berat 24

Gjirokastër 24

Korçë 19

Dibër 18

Lezhë 17

Kukës 1

/rtsh.al/