RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID/ 42 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit në vend, asnjë viktimë

19/05/2022

COVID/ 42 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit në vend, asnjë viktimë

42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vend, teksa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në: 22 në Tiranë, 8 në Fier, nga 2 qytetarë në Patos, Himarë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kuçovë, Berat, Devoll dhe Tepelenë.

Janë 277 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,000 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (19 Maj 2022)

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 920

Testime totale 1,820,766

Raste pozitive 275,774

Raste të shëruara 272,000

Raste Aktive 277

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152

Fier 43

Vlorë 17

Korçë 16

Gjirokastër 11

Elbasan 9

Shkodër 8

Lezhë 7

Berat 6

Durrës 3

Kukës 3

Dibër 2

 

/rtsh.al/