RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19/ Xhaçka në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet veçmas

23/07/2021

COVID-19/ Xhaçka në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet veçmas

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ishte sot e pranishme në një mbledhje jozyrtare që u zhvillua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku fokus i diskutimeve ishte kriza e krijuar nga pandemia e COVID dhe ringritja. Me një postim në Twitter, Xhaçka thotë se pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur vetëm probleme komplekse, janë të gabuara. Po ashtu ajo theksoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet të trajtohet veçmas nga BE në lidhje me pandeminë e COVID.

“Në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE, ku u zhvillua një mbledhje joformale dhe u diskutua për forcimin e ringritjen pas krizës së COVID-19 mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Pandemia tregoi se përpjekjet për të zgjidhur vetëm problemet komplekse janë të gabuara. Në trajtimin e kërcënimeve të tilla për shoqëritë tona, Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet veçmas nga BE”, shkruan Xhaçka.