RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID 19, vaksinimi nis edhe në Korçë

27/02/2021

COVID 19, vaksinimi nis edhe në Korçë

Të shtunën ka nisur procesi i vaksinimit antiCOVID edhe Korçë. Ai po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga një ekip i trajnuar. Në nisje të procesit të vaksinimit për stafet mjekësore në Korçë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tregoi se në dy ditë do të vaksinohen rreth 500 bluza të bardha. 
Bino tha se më tej do të vazhdojë vaksnimi me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. 
Vaksina që po aplikohet është Pfizerdhe dozat janë të mjaftueshme. Në lidhje me masat kufizuese, Bino u shpreh se ato mund të ndryshojnë në varësi të situatës”.