RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19, të rinjtë shtojnë vëmendjen ndaj procesit të vaksinimit

28/09/2021

Covid-19, të rinjtë shtojnë vëmendjen ndaj procesit të vaksinimit

Rritja e konsiderueshme e infektimeve te reja me Covid-19 gjatë muajit shtator por edhe vendosja e fundit të këtij muaji afati limit i vaksinimit të studentëve ka bërë që të rinjtë të shtojnë vëmëndjen ndaj procesit të vaksinimit.  Të dhënat zyrtare të ISHP tregojnë se gjatë muajit të hapur mbulimi vaksinal për grupmoshën 18-30 vjec u rrit ndjeshëm. Paralelisht me këtë proces, po monitorohet edhe raportimet per efektet anësore të padëshirueshme ndaj vaksinës anti-covid . 
Ekspertja e programit të vaksinimit Iria Preza thotë se deri më tani nuk kemi asnjë pasojë të rëndë të regjistruar nga ky proces në asnjë grupmoshë.
Mbulimi vaksinal më një dozë në popullatën shqiptare llogaritet në 43% ndërsa ai më dy doza në 35%.  
Sipas planifikimeve që ISHP ka bërë mendohet se deri në fund në fund të këtij viti vaksinimi me një dozë të shkojë në masën 70%