RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, një humbje jete, 619 raste të reja në 24 orët e fundit

01/07/2022

COVID-19, një humbje jete, 619 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 1729 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë, prej të cilëve 327 në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec.

Fatkeqësisht një qytetare 83 vjeçe nga Gjirokastra ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë ndërsa janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 619
Të shëruar në 24 orë 339
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1729

Testime totale 1,850,794
Raste pozitive 281,470
Raste të shëruara 274,802
Raste Aktive 3,167
Humbje jete 3,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,228
Fier 190
Vlorë 174
Durrës 154
Shkodër 87
Gjirokastër 82
Lezhë 81
Elbasan 56
Berat 54
Korçë 39
Dibër 17
Kukës 5

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

/rtsh.al/