RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, nënvarianti i Delta-s potencialisht më ngjitës

23/10/2021

COVID-19, nënvarianti i Delta-s potencialisht më ngjitës

Autoritetet shëndetësore britanike kanë njoftuar se po mbajnë nën vëzhgim nënvariantin e Delta-s, që përhapet në Britaninë e Madhe, që duket më i transmetueshëm, por jo më i rrezikshëm, në një kontekst të rasteve në rritje të COVID-19. “Varianti AY4.2 përbënte 6 për qind të rasteve të përgjithshme në BM, javën e kaluar”, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në buletinin e saj javor, që e klasifikoi atë si “variant nën hetim”. Prandaj, ai nuk përfaqëson një “variant shqetësues”. “Dëshmitë paraprake duket se vërtetojnë se ka një shkallë më të lartë transmetimi në krahasim me Delta-n”. “Duhen më shumë prova për të përcaktuar nëse kjo lidhet me një ndryshim në sjelljen e virusit ose me kushtet epidemiologjike”, shpjegoi agjencia. Sipas saj, ky variant “nuk duket se shkakton një formë më serioze të sëmundjes dhe nuk i bën vaksinat e shpërndara aktualisht më pak efektive”.