RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri, vetëm 28 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

26/04/2022

Covid-19 në Shqipëri, vetëm 28 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë informoi pak minuta më parë se, në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Janë kryer 1086 testime. 

16 qytetar kanë rezultuar pozitiv në Tiranë, 2 në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërkohë janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,030 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.”, informon MSH.

Statistika (26 Prill 2022)

Raste të reja ditore           28   

Të shëruar në 24 orë        114

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1086

Testime totale               1,801,917

Raste pozitive                  274,862

Raste të shëruara            271,030

Raste Aktive                         336

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            233

Fier                 27

Vlorë               19

Korçë              13

Berat                11

Elbasan            9

Gjirokastër       8

Shkodër          7

Durrës              5

Kukës               3

Dibër                 1

/rtsh.al/