RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, asnjë viktimë, 6 të infektuar në 24 orët e fundit

25/04/2022

COVID-19 në Shqipëri, asnjë viktimë, 6 të infektuar në 24 orët e fundit

Rastet me COVID-19 në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa vetëm 6 persona rezultojnë të infektuar nga virusi. Nga 508 testime të kryera në të gjithë vendin, 6 raste kanë rezultuar pozitive në vend që janë shënuar 2 në Durrës, 2 në Patos, 1 në Lushnjë dhe 1 në Peqin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa të shëruar gjatë 24 orëve të fundit janë 23 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë. 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Statistika (25 Prill 2022)

Raste të reja ditore           6

Të shëruar në 24 orë        23

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 508

Testime totale               1,800,831

Raste pozitive                  274,834

Raste të shëruara            270,916

Raste Aktive                         422

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            288

Fier                  33

Vlorë               30

Korçë              15

Berat                12

Gjirokastër       11

Durrës              10

Elbasan            7

Kukës               3

Lezhë       3

Dibër         1

/rtsh.al/