RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri, 2 viktima, bien infektimet, rriten vaksinimet

15/05/2021

Covid-19 në Shqipëri, 2 viktima, bien infektimet, rriten vaksinimet

Dy viktima dhe 39 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën me dije se numri më i lartë i infeksioneve është regjistruar në Tiranë me 8 raste, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Ndërkaq vazhdon me intensitet numri i të vaksinuarve. Sipas specialistëve ulja e infeksioneve të reja me më pak se 50 në ditë çon vendin drejt rritjes së imunitetit të tufës. Ne qershor mendohet se do të jenë vaksinuar 1 milionë banorë.

Statistika (15 Maj 2021)

Raste të reja ditore         39
Të shëruar në 24 orë      976
Të shtruar në spitale      83
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore                3,400

Testime totale            674,895
Raste pozitive             131,978
Raste të shëruara        123,081
Raste Aktive                  6,468
Humbje jete                  2,429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5032
Shkodër       250
Fier               160
Korçë            209
Gjirokastër   197
Durrës          106
Vlorë             143
Elbasan        113
Lezhë           102
Berat             77
Kukës           42
Dibër           37.