RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid 19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 11 raste të reja infeksioni

10/06/2021

Covid 19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 11 raste të reja infeksioni

Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19. Ndërkohë,  nga 2.660 testime të kryera janë identifikuar 11 raste të reja infeksioni nga 21 që ishin një ditë më parë. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 109 qytetarë, ndrësa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.563. 

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.544, ndërkohë që ai i viktimave është 2.248 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme. Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 733.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon. Në 24 orët e fundit 3.730 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 90.217 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Covid 19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 11 raste të reja