RTSH 24 Live

Sociale

Covid-19/ MSHMS: Gjatë 24 orëve të fundit asnjë viktimë, 5 të infektuar, 22 të shëruar

30/11/2022

Covid-19/ MSHMS: Gjatë 24 orëve të fundit asnjë viktimë, 5 të infektuar, 22 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas MSHMS, gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa nga 99 testime, kanë rezultuar 5 qytetarë të infektuar, ndërsa 22 të tjera janë shëruar.

“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 99 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë: 3 në Tiranë, 2 në Pogradec. Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,507 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika ( 30 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 99

Testime totale 2,008,863
Raste pozitive 332,229
Raste të shëruara 328,507
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 113
Gjirokastër 8
Fier 2

Korçë. 2
Vlorë 2
Shkodër 1

/rtsh.al/