RTSH 24 Live

Greqi

COVID-19 – Mitsotakis: Me shpresë për rikthim të shpejtë drejt normalitetit

21/04/2021

COVID-19 – Mitsotakis: Me shpresë për rikthim të shpejtë drejt normalitetit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis theksoi se shpresonte se vendi i tij do t’i rikthehej shumë shpejt normalitetit.

“Kriza shëndetësore në një mënyrë apo tjetër do të marrë fund”, deklaroi ai.

“Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij ‘Demokracia e Re’, lideri i qendrës së djathtë u shpreh optimist duke deklaruar se fushata e vaksinimit në vend është intensifikuar shumë”, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

“Vaksinimet do të rriten akoma më shumë gjatë muajve të ardhshëm. Koha do të ndihmojë, autotestet do të ndihmojnë… është vetëm çështje kohe, të cilën unë besoj se do të jemi në gjendje ta përcaktojmë më saktë në ditët e ardhshme”, deklaroi Mitsotakis.

”Ne do të fillojmë të kthehemi në normalitet dhe aktiviteti ekonomik do të fillojë të rimëkëmbet”, shtoi ai./ATSH