RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 17 të infektuar, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

23/05/2022

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 17 të infektuar, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur pak minuta më parë se, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar vetëm 17 raste të reja me COVID-19. Edhe sot, fatmirësisht, nuk ka asnjë humbje jete. MSH raporton se janë kryer 623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, 3 në Gramsh, Vlorë.

“Janë 222 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemies”, thuhet në njoftimin e MSH.

Statistika (23 Maj 2022)

Raste të reja ditore          17

Të shëruar në 24 orë       37

Të shtruar në spitale         3

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 623

Testime totale               1,823,510

Raste pozitive                  275,881

Raste të shëruara             272,162

Raste Aktive                         222

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            143

Fier                  15

Korçë               13

Gjirokastër      11

Shkodër           11

Vlorë                  9

Elbasan            9

Lezhë               6

Durrës              2

Dibër                 2

Berat                1

/rtsh.al/