RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 6 viktima, 317 të infektuar

08/04/2021

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 6 viktima, 317 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit 6 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin në Shqipëri, duke e çuar në 2297 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje ku u raportuan 8 vdekje, sot kemi dy viktima më pak.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", njofton ministria e Shëndetësisë.

Numri i infeksioneve të reja ka njohur sërish rritje. Ministria njofton se janë kryer 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë, ndërsa dje u raportuan 256 raste të reja.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol."

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.