RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 4 viktima, 196 të infektuar

15/04/2021

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 4 viktima, 196 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është regjistruar sërish një rënie e ndjeshme e rasteve me covid. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 207 infeksione të reja. Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të infektimeve ditore.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan."

Fatkeqësisht, 4 persona nuk e kanë fituar dot betejën me covid-19, duke e çuar në 2 335  numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Dje u regjistruan 5 viktima.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 - 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve."

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.