RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 21 viktima, 780 të infektuar, 757 të shëruar

05/03/2021

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 21 viktima, 780 të infektuar, 757 të shëruar

21 viktima e 780 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit, nga 3171 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.