RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 19 viktima, 1021 të infektuar, 906 të shëruar

24/02/2021

Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 19 viktima, 1021 të infektuar, 906 të shëruar

Tjetër ditë e vështirë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 19 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin 24 orët e fundit, duke e çuar në 1,715 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot u regjistruan 4 viktima më shumë.

 

906 të shëruar

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.