RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 15 viktima, 1021 të infektuar, 1085 të shëruar

23/02/2021

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 15 viktima, 1021 të infektuar, 1085 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë. Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.