RTSH 24 Live

Sociale

Covid- 19/ Ministria e Shëndetësisë: 48 të infektuar, asnjë viktimë, 47 të shëruar në 24 orët e fundit

30/09/2022

Covid- 19/ Ministria e Shëndetësisë: 48 të infektuar, asnjë viktimë, 47 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 670 testime të kryera, janë regjistruar 48 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë informon edhe rastet e reja që janë identifikuar në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

“Në të gjithë vendin janë 506 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326.980 që nga fillimi i epidemisë.”-, njofton MSHMS.

Statistika (30 Shtator 2022) 

Raste të reja ditore                48
Të shëruar në 24 orë             51
Të shtruar në spitale              4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                        670

Testime totale                        1,981,596
Raste pozitive                        331,075
Raste të shëruara                  326,980
Raste Aktive                           506
Humbje jete                            3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                    254
Elbasan                 44
Fier                        44
Vlorë                      36
Durrës                    23
Gjirokastër             23

Dibër                      22
Lezhë                     21
Shkodër                 13
Berat                      10
Korçë                     10
Kukës                      6

/rtsh.al/