RTSH 24 Live

Sociale

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima, 538 të infektuar në 24 orët e fundit

07/08/2022

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima, 538 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, pak minuta më parë, bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë kryer 1318 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. Ministria njofton gjithashtu se tre qytetarë kanë humbur jetën, si pasojë e virusit, ndërsa 657 persona janë shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1318 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 538 qytetarë, në këto bashki: 184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan. Janë 7,549 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë.”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/