RTSH 24 Live

Sociale

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima, 167 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

08/08/2022

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima, 167 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë kryer 374 testime dhe janë identifikuar 167 qytetarë të infektuar me Covid-19, ndërsa ka pasur re humbje jete dhe 733 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë, nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 374 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetarë në Mirditë, Fier, Kolonjë. Janë 6,980 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemies”,- njofton MSH.

Statistika (8 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 167

Të shëruar në 24 orë 733

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 374

Testime totale 1,931,327

Raste pozitive 317,681

Raste të shëruara 307,135

Raste Aktive 6,980

Humbje jete                         3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    3,481

Fier                           703

Durrës                     581

Vlorë                        434

Elbasan                    384

Gjirokastër                295

Korçë                        283

Shkodër                    214

Berat                         211

Lezhë                        207

Dibër                       144

Kukës                   43

/rtsh.al/