RTSH 24 Live

Sociale

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë, 695 të infektuar në 24 orët e fundit

12/08/2022

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë, 695 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, 695 qytetarë janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19, ndërsa një person ka humbur jetën nga virusi. MSH bën të ditur se janë kryer 1803 testime. Aktualisht në të gjithë vendin janë 2.873  pozitivë me COVID-19. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika (12 Gusht 2022)

Raste të reja ditore   695

Të shëruar në 24 orë   319

Të shtruar në spitale   24

Humbje jete në 24 orë    1

Testime ditore    1803

Testime totale    1,939,436

Raste pozitive     320,781

Raste të shëruara    314,339

Raste Aktive    2,873

Humbje jete    3,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   874

Fier    525

Durrës    356

Vlorë     275

Gjirokastër    242

Berat    124

Elbasan     118

Korçë    96

Shkodër   91

Lezhë    81

Dibër   62

Kukës   29

/rtsh.al/