RTSH 24 Live

Europë

COVID-19, Merkel: Nëse landet nuk respektojnë masat, do të ndërhyjmë me ligjin federal

29/03/2021

COVID-19, Merkel: Nëse landet nuk respektojnë masat, do të ndërhyjmë me ligjin federal

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bë rë thirrje landeve të pajtohen me masat kufizuese anti-Covid për të cilat është rënë dakord si dhe për të luftuar valën e tretë të virusit. Ajo fajësoi disa nga administratat rajonale për neglizhencë. “Tani duhet të aplikojmë shumë seriozisht masat e duhura. Disa rajone po ata e bëjnë, të tjerët akoma jo”, tha kancelarja në një intervistë televizive. ”Në rast emergjence dhe mungesë të rezultatet e bllokimit aktual, qeveria mund të ndërhyjë në ligjin federal në lidhje me mbrojtjen nga infektimet”, shtoi ajo gjatë një interviste televizive me transmetuesin Ard. ”Disa lande nuk po zbatojnë kufizimet që ishte rënë dakord në mbledhjen e fundit mes tyre dhe qeverisë”, deklaroi Merkel.