RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, mbi 2,3 miliardë vaksina të administruara globalisht

12/06/2021

COVID-19, mbi 2,3 miliardë vaksina të administruara globalisht

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 2,3 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Kina zë vendin e parë me me 845,3 milionë doza të administruara, e ndjekur nga SHBA-ja me 305,69 milionë.

India ka administruar 246,9 milionë doza, Brazili mbi 75,89 milionë, BM 69,74 milionë dhe Gjermania mbi 59,4 milionë doza, kurse Franca 42,54 milionë, Italia 40,5 milionë dhe Meksika 36,16 milionë.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 3,77 milionë jetë në mbarë botën, me më shumë se 174,93 milionë raste të raportuara, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

SHBA-ja, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura për sa i përket numrit të viktimave dhe rasteve me COVID-19.