RTSH 24 Live

Rajon

Covid-19, Mali i Zi forcon rregullat në kufi

14/09/2021

Covid-19, Mali i Zi forcon rregullat në kufi

Ishte njoftuar që nga 14 shtatori, Mali i Zi do forconte masat për parandalimin e covid, por siç ndodh rëndom dhjetëra persona pretendojnë se kanë qenë në rregull me dokumentacionin, por nuk janë lejuar të hyjnë në shtetin  fqinj përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Në njoftimin e bërë publik  nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet se duke filluar nga data 14 shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të paraqesin: Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi i plotë; Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë; Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

Burime nga Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, i thanë RTSH-së se janë pikërisht këto të dhëna që qytetarët i anashkalojnë. Çdo person i vaksinuar, duhet të paraqesë në mënyrë elektronike dëshminë, pasi në doganë bëhet skanimi i bar codit, ndërsa ata që paraqesin teste, duhet të tregohen të kujdesshëm e të mos bien pre e mashtrimeve, por t'i kryejnë testet në laboratorë të licensuar për këtë shërbim nga Ministria e Shëndetësisë.