RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, Incidenca u rrit me 301 persona për 100 mijë banorë. Ekspertët: Universitetet do të vazhdojnë online

23/11/2020

COVID-19,  Incidenca u rrit me 301 persona për 100 mijë banorë. Ekspertët: Universitetet do të vazhdojnë online

Niveli i rriskut të situatës epidemiologjike të COVID-19 është shtuar ndjeshëm pasi  incidenca e infektimeve gjatë këtyre 14 ditëve që lamë pas sipas ISHP është rritur me 301 persona për 100 mijë banorë.
Kryetarja e Komiteti të ekspertëve Mira Rakacolli tha se diktuar nga këto zhvillimime, është menduar qe universitet të vijojnë mësimin online për një periudhë të pacaktuar për të mos rënduar edhe më shumë situatën."Ka në rëndim të lehtë të situatës, por është në kontroll. Mësimi në universitete do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të njoftimit që do të bëjmë", tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Pyetjes së Radio  Televizionit Shqiptar në lidhje me kapacitet spitalore se e ka një përllogaritje të kohës së hapjes së spitalit COVID4 me këtë ritëm shtrimesh dhe infektimesh znj. Rakacolli u përgjigj:""Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim për pakësim të kapaciteteve spitalore, janë të gjitha të kalkuluara me aq sa mund të kalkulohet. Jemi të kalkuluar që të shfrytëzojmë në maksimum burimet njerëzore dhe spitalore, nuk duhet të kemi frikë që kapacitete spitalore nuk do të mjaftojnë për të gjithë ata që kanë nevojë për t'u trajtuar me COVID. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore", tha Rakacolli.
Z.Brataj tha se nuk ka pësuar rrtije numri i thirrjeve drejt urgjecës kombëtrare por numri I vizitave në banesë vijon të mbetet i lartë, 463 në 24 orë. Për shkak të këtij fluksi misionesh koha e pritjes në banesë është rritur.
146 procedura jane vetëm për covid dhe kjo do të thotë që ekipet duhet të vishen. Triazhimi bën edhe seleksionimin e pacientëve.
"Të gjithë qytetarët që kanë vëshirësi të lidhen me mjekun e familjes,  tha Z. Brataj duhet të telefonojnë në numrin 08004040 dhe është urgjenca ajo që do të bëjë lidhjen me qendrën shëndetësore".