RTSH 24 Live

Greqi

Covid-19, Greqia shtyn kufizimet në hyrje-daljet në kufijtë e saj deri më 21 Janar

08/01/2021

Covid-19, Greqia shtyn kufizimet në hyrje-daljet në kufijtë e saj deri më 21 Janar

Ministria e Mbrojtjes e Greqisë njoftoi se në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kufizimet në hyrje-daljet në kufijtë e saj do jenë në fuqi deri më 21 Janar.
Sipas tyre kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdojë të konsiderohet i mbyllur dhe nuk lejohet asnjë lidhje me linja tokësore apo detare. Autobusët, furgonët, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. 
Lidhja ajrore bëhet vetëm përmes aeroportit “Venizelos” në Athinë.
Autoriteti i Aviacionit Civil në Greqi ka njoftuar udhëtarët që duan të futen në shtetin helen për masat e reja kufizuese. Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Greqisë do të karantinohen për 7 ditë, nga tre ditë që ishte deri më sot. Pasagjerët e huaj do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë pas mbërritjes në Greqi, veçanërisht ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe.