RTSH 24 Live

Greqi

Covid 19, Greqia shton masat shtrënguese

27/02/2021

Covid 19, Greqia shton masat shtrënguese

Greqia shton masat shtrënguese për shkak të Covid 19. Në Athinë, Selanik, por edhe për zona të tjera që do të hyjnë në zonat “e kuqe” nga nesër 27 shkurt deri në 8 mars, pasi të dhënat epidemiologjike janë përkeqësuar kohët e fundit.

Siç njoftoi  zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, në zonat e kuqe futen: Lefkada, Thesprotia, Komuna e Igumenicës, Siros, Samos, Bashkia e Artës, Komuna e Didimoteikos, e Lokrës, e Amfilokias, Heraklioni, Kreta dhe Korinti. Në zonën e kuqë mbeten edhe një sërë zonash të tjera, ndërsa disa kanë dalë nga zona e rrezikut. Ndërkohë edhe situata në Pire po shkakton shqetësim, pasi rastet aktive janë rritur. Tabloja është e ngjashme, sipas z. Hardalias, edhe në Sektorin Perëndimor të Athinës.