RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID 19, edhe më tej vijon bilanci i frikshëm

27/02/2021

COVID 19, edhe më tej vijon bilanci i frikshëm

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 24 orët e fundit 19 qytetarë kanë humbur jetën. Po sipas njoftimit, 986 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID, si dhe janë kryer 3957 testime.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Më poshtë shifrat e plota:

Raste të reja ditore 986
Të shëruar në 24 orë 962
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3957

Testime totale 462,980
Raste pozitive 106,215
Raste të shëruara 68,969
Raste Aktive 35,471
Humbje jete 1,775

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22853
Fier 2641
Durrës 1664
Vlorë 1748
Shkodër 1337
Gjirokastër 1026
Berat 877
Korçë 916
Elbasan 887
Lezhë 819
Dibër 368
Kukës 335