RTSH 24 Live

Europë

COVID-19, BM lehtëson kufizimet e kontakteve dhe lejon rifillimin e sporteve

29/03/2021

COVID-19, BM lehtëson kufizimet e kontakteve dhe lejon rifillimin e sporteve

Britania e Madhe ka lehtësuar më tej kufizimet e kontaktit për shkak të koronavirusit duke lejuar kështu takime në natyrë dhe sporte ekipore. Sipas udhërrëfyesit të kryeministrit Boris Johnson grupe me deri në gjashtë persona ose dy familje, tani mund të takohen në ambiente të jashtme. Janë të lejuara gjithashtu udhëtime të afërta, por jo pushime, dhe grupet e prindërve dhe fëmijëve jashtë mund të takohen me deri në 15 prindër. Tani fushat e tenisit, basketbollit, pishinat e hapura, fushat e golfit dhe klubet me vela mund të rihapen. Banorët e Anglisë pritet të fillojnë të luajnë ndeshje futbolli dhe kriketesh pasi vendi përjeton një valë të motit të nxehtë këtë javë.

Në Irlandën e Veriut, deri më gjashtë persona mund të takohen në ambientet e jashtme, ndërsa në Skoci mesazhi “qëndroni në shtëpi” do të hiqet të premten, duke lejuar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye të tjera përveç shkollës, punës, shëndetit, stërvitjes ose ushqimit.

Në Uells, mesazhi “rri në shtëpi” tashmë është tërhequr.