RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, bilanci në botë

22/01/2021

COVID-19, bilanci në botë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 2 075 698 të vdekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 96 825 840 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Vetëm të mërkurën, 17 502 të vdekur dhe 674 124 raste të reja janë regjistruar në botë.

Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 4 261 të vdekur, Britania e Madhe 1 820 dhe Meksika 1 539.

SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 406 162 të vdekur për 24 438 935 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 212 831 të vdekur dhe 8 638 249 raste, India me 152 869 të vdekur dhe 10 610 883 raste, Meksika me 144 371 të vdekur dhe 1 688 944 raste dhe Britania e Madhe me 93 290 të vdekur me 3 505 754 raste.

Mes vendeve më të prekura rëndë, Belgjika është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë, me 178 të vdekur për 100 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia me 157 të vdekur, Republika Çeke me 140 të vdekur, Bosnja me 138 të vdekur, Italia me 138 të vdekur.

Europa numëronte sot në orën 11:00 GMT 680 452 të vdekur për 31 318 790 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 560 184 të vdekur për 17 709 669 raste, SHBA dhe Kanadaja 424 583 të vdekur për 25 162 846 raste, Azia 233 109 të vdekur për 14 771 309 raste, Lindja e Mesme 94 664 të vdekur për 4 491 990 raste, Afrika 81 761 të vdekur për 3 339 669  raste dhe Oqeania 945 të vdekur për 31 576 raste.