RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid-19, 808 qytetarë të infektuar dhe tre humbje jete në 24 orët e fundit

05/08/2022

Covid-19, 808 qytetarë të infektuar dhe tre humbje jete në 24 orët e fundit

Dy qytetarë nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç dhe një tjetër nga Fieri 80 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Nga 2075 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 808 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë, ndërsa janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,950 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

/rtsh.al/