RTSH 24 Live

Sociale

COVID-19, 289 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

25/06/2022

COVID-19, 289 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

289 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në vend, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Nga 1021 testime të kryera rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnjë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamzë, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.

Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         289

Të shëruar në 24 orë       32

Të shtruar në spitale        15

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                1021

Testime totale          1,843,368

Raste pozitive              278,793

Raste të shëruara         273,652

Raste Aktive                     1,644

Humbje jete                      3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                               1,203

Fier                                     122

Vlorë                                    90

Durrës                                  54

Lezhë                                   46

Gjirokastër                           39

Shkodër                               27

Elbasan                                22

Korçë                                    19

Berat                                     11

Dibër                                      8

Kukës                                     3

/rtsh.al/