RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID-19, 277 raste pozitive, asnjë humbje jete në 24 orët fundit

22/06/2022

COVID-19, 277 raste pozitive, asnjë humbje jete në 24 orët fundit

Infektimet me koronavirus njohën rritje në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 277 raste pozitive të dalë nga testimi i 957 qytetarëve me shqetësime. Rastet më të shumta janë në Tiranë, ndërsa numri total i të prekurve në vend shkon në 1,045.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (22 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 277
Të shëruar në 24 orë 61
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 957

Testime totale 1,840,232
Raste pozitive 277,940
Raste të shëruara 273,398
Raste Aktive 1,045
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 797
Fier 77
Vlorë 60
Durrës 27
Korçë 18
Lezhë 17
Elbasan 13
Berat 11
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Dibër 4
Kukës 1

/rtsh.al/