Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi të shtunën se, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.
Në vend janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.
Janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.
Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.