RTSH 24 Live

Art

Çmimet Grammy Awards 2023/Beyoncé bën histori, thyen rekordin me më shumë çmime

06/02/2023

Çmimet Grammy Awards 2023/Beyoncé bën histori, thyen rekordin me më shumë çmime

Çmimet Grammy  Awards 2023 janë mbajtur të dielën në Los Angeles duke shënuar 65 vjetorin e e tij këtë vit. Grammy-t sjellin një nivel unik shkëlqimi dhe magjepsjeje duke tërhequr vëmendjen e të gjithë botës së artit dhe jo vetëm. 

Beyoncé fitoi çmimin rekord të 32-të në Grammy, ndërsa Harry Styles fitoi albumin e vitit, në ceremoninë e këtij viti në Los Angeles. Beyoncé bëri histori duke u bërë artistja më e dekoruar e ceremonisë, duke marrë trofetë e saj të 29-të, 30-të, 31-të dhe 32-të gjatë natës. Ajo fitoi katër çmime në ceremoni, këtë vit, Harry Styles mori kurorën me albumin të tij të tretë Harry's House. 

E cilësuar si "nata më e madhe e muzikës", Grammy janë çmimet më prestigjioze të industrisë. Shfaqja e së dielës u ndoq nga Adele, Taylor Swift, Jay-Z Shania Twain dhe Stevie Wonder, me interpretime nga Lizzo, Steve Lacy dhe Brandi Carlile. Adele gjithashtu fitoi performancën më të mirë vokale pop për Easy On Me, duke ia kushtuar çmimin djalit të saj Angelo.

Përmbledhje të fituesve dhe të nominuarve në kategoritë më të mëdha.

Albumi i vitit

Fitues: Harry Styles - Harry's House
ABBA - Voyage
Adele - 30
Bad Bunny - Un Verano Sin Ti
Beyoncé - Renaissance
Mary J Blige - Good Morning Gorgeous
Brandi Carlile - In These Silent Days
Lizzo - Special
Coldplay - Music Of The Spheres
Kendrick Lamar - Mr Morale & The Big Steppers

Kënga e vitit

Fitues: Bonnie Raitt - Just Like That
Gayle - ABCDEFU
Lizzo - About Damn Time
Taylor Swift - All Too Well (10 Minute Version)
Harry Styles - As It Was
Steve Lacy - Bad Habit
Beyoncé - Break My Soul
Adele - Easy On Me
DJ Khaled - God Did
Kendrick Lamar - The Heart Part 5

Performanca më e mirë solo pop

Fitues: Adele - Easy On Me
Bad Bunny - Moscow Mule
Doja Cat - Woman
Steve Lacy - Bad Habit
Lizzo - About Damn Time
Harry Styles - As It Was

Kënga më e mirë R&B

Fitues: Beyoncé - Cuff It
Mary J Blige - Good Morning Gorgeous
Muni Long - Hrs and Hrs
Jazmine Sullivan - Hurt Me So Good
PJ Morton - Please Don't Walk Away

/rtsh.al/