RTSH 24 Live

Ekonomi

Çmimet e reja të karburanteve, rritet me 10 lekë nafta, me 20 lekë benzina

27/05/2022

Çmimet e reja të karburanteve, rritet me 10 lekë nafta, me 20 lekë benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Një litër naftë është shtrenjtuar me  10 lekë dhe do te tregtohet me 239 lekë/ litri. Benzina ka pësuar rritje më të madhe me 20 lekë duke u tregtuar në pikat e pakicës me 237 lekë/litri. Bordi ka vendosur që çmimi i gazit të mbetet i pandryshuar 90 lekë/litri. Këto çmime do të hyjnë në fuqi pasditen e 27 Majit, si dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

/rtsh.al/