RTSH 24 Live

Sociale

Çmimet e fruta-perimeve në Fier, rritje drastike me 70%, më pak blerës

27/03/2023

Çmimet e fruta-perimeve në Fier, rritje drastike me 70%, më pak blerës

Në tregun e fruta-perimeve në Fier, produktet kanë pësuar një rritje të çmimeve dhe kjo periudhë shënon edhe çmimet me të larta të regjistruara ndonjëherë më parë.

Sot në tregun me shumicë dhe me pakicë rezulton se çdo produkt është rritur me gati 70% më shumë nga periudha e fundvitit.

Disa artikuj kanë pësuar rritje 5-10 herë më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimin rekord sot e vendoste domatja, patëllxhan spec dhe qepa. Një kilogram domate shkonte sot në 250 lekë të reja ndërsa 1 kg speca dhe patëllxhan nga 250 deri në 270 lekë të reja ndërsa qepa nga 150 lekë të reja deri në 180 për kg.

 Sipas tregtarëve shkak i rritjes drastike të çmimeve të tregut të fruta perimeve është mungesa e produkteve vendase.

Ndërkohë për konsumatorët, situata e rritjes së çmimeve të tregut të fruta-perimeve është pasojë në ekonominë e tyre. Të intervistuarit janë shprehur se çmimet janë të papërballueshme për xhepat e tyre dhe për këtë arsye menuja e përditshme ushqimore është varfëruar.

/rtsh/

Gazetar: Norel Zaimi