RTSH 24 Live

Kuriozitete

Çmenduri, monedha me vlerë 20 dollarë shitet për afro 19 milionë dollarë

10/06/2021

Çmenduri, monedha me vlerë 20 dollarë shitet për afro 19 milionë dollarë

Ndërkohë që të varfrit luftojnë për sigurimin e ushqimit, të pasurit bëjnë blerje të çmendura. Dhe çmenduria më e fundit vjen nga SHBA ku një monedhë me vlerë 20 dollarë u shit për 18.9 milionë dollarë.

Monedha jashtëzakonisht e rrallë e vitit 1933, tani është monedha më e vlefshme që është shfaqur ndonjëherë në ankand. Monedha “Double Eagle”, shfaq një shqiponjë në fluturim në njërën anë, dhe një grua, që simbolizon lirinë, në anën tjetër.